Qëllimi ynë

Cilësi e lartë e shërbimeve dhe produkteve që ofrojmë, si dhe garantimi i zgjidhjeve produktive, duke u shquar për profesionalizëm, integritet, transparencë e korrektësi, duke gjeneruar shërbime, produkte dhe siguri për klientët.

Misioni

Ne punojmë për të qenë kompani e suksesshme në fushën e sigurisë, duke ofruar cilësi të lartë të shërbimeve dhe të produkteve, si dhe duke siguruar bashkëpunime e partneritete me kompanitë më me eksperiencë të fushës së shërbimeve dhe prodhimeve të sigurisë

Ndreu Security Services: Qysh prej vitit 1995

"N.S.S" shpsf e ushtron aktivitetin në fushat e Ruajtjes dhe Sigurise Fizike, në Verifikimin e Sinjaleve të Alarmit, në Shoqërimin e vlerave monetare e materiale si dhe Sigurisë VIP (Bodyguard). "N.S.S” u krijua me vendimin nr.12940 dt.30.11.1995 të Gjykatës së rrethit Tiranë si dhe shtesën e objektit të veprimtarisë sipas kategorisë A+B me vendimin nr.12940/1 dt.19.01.2002. Aktiviteti i N.S.S shtrihet në fushen e Ruajtjes e Sigurisë Fizike sipas ligjit 8770 dt.19.04.2001 “Për shoqëritë e ruajtjes e sigurisë fizike”.
Zyrat qendrore janë në Lezhë dhe në Tiranë dhe ka zyra të filialeve në Tiranë për prefekturën e Tiranës dhe Durrësit, në Shkodër, për prefekturën e Shkodrës dhe në Elbasan, Fier, Durrës, Kukës, Vlorë etj.
"N.S.S" ka eksluzivitetin e IBU (Unioni Ndërkombëtar i Truprojeve) dhe WUMA (Unioni Botëror i Arteve Marciale) për trajnime e licensime të njohura nga 55 shtete të botës

 

Shërbimet që ofron "Ndreu Security Services" shpsf:

 
  • Ruajtje e Objekteve me Roje të Armatosura.
  • Ruajtje e Objekteve me Roje të brendshëm ose të jashtëm.
  • Monitorim, Montim dhe Grupe të Gatshme për Sistemet e Alarmit.
  • Monitorim, Montim dhe Mirëmbajtje per Kamerat e Sigurisë
  • Monitorim, Montim të Kontrolleve Hyrëse
  • Monitorim, Montim te Sistemeve GPS
  • Shoqërim i personave VIP me Automjete dhe Truperojë.
  • Konsulencë dhe Trajnime të ndryshme në fushat përkatëse

Rojet e Sigurisë së Eventeve:

Kur bëhet fjalë për Rojet e Sigurisë së Eventeve, ne kemi Roje me përvojë në sigurimin e eventeve, të stërvitur dhe të aftë për të trajtuar nevojat tuaja të sigurisë për eventet.

Siguria është një element thelbësor për të gjithë familjen, shoqërinë dhe eventet e biznesit. Ne jemi zgjedhja juaj perfekte për ngjarje të veçanta, konferenca, konventa, festat private, ngjarje bamirësie, takime dhe festa biznesi në stadiume, koncerte, dasma, hotele, gara dhe tubime politike. Çdo Roje i Sigurisë së Eventeve i punësuar nga kompania ka vite përvojë dhe janë të trajnuar siç duhet për të siguruar që ngjarja juaj të funksionojë normalisht nga fillimi në fund.

Çfarë ofrojmë me shërbimet e Sigurisë të Eventve:

Prioriteti ynë kryesor për çdo rast është Shëndeti dhe Siguria. Klientët tanë mund të sigurohen që detyra e tyre e kujdesit në lidhje me Shëndetin dhe Sigurinë ushtrohet sa më efektivisht. Angazhimi ynë për të krijuar mjedisin më të sigurt të mundshëm na ka fituar reputacion për përsosmëri dhe marrëdhënie afatgjata të klientëve.

Klientët tanë e dinë se mund të na besojnë ne sepse jemi proaktiv dhe shumë profesionalë. Ne ofrojmë shërbime të sigurisë për të gjitha llojet e eventeve. Kur është fjala për mbrojtjen e individëve në ngjarje të veçanta dhe ruajtje kundër vjedhjes dhe grabitjeve, Rojet tonë të Sigurisë janë në krye të klasës së tyre.