Montim dhe Monitorim Sisteme Alarmi

Për të mbrojtur shtëpinë ose vendin tuaj të punës ne jemi ofrojmë si opsion kryesor sistemet harduerike të sigurisë së alarmeve me tasiera LCD, markën "Paradox" . Ky sistem alarmi i sigurisë është i përshtatshëm për çdo shtëpi, dhe mund të zgjerohet për t'iu përshtatur zyrave apo magazinave të çdo madhësie. Ai mund të zgjerohet edhe me module Wireless, IP dhe GSM.

Një sistem alarmi përbëhet nga një paisje qëndrore e cila komunikon me sensor të ndryshëm me funksione të vecanta. Këto sensorë janë të ndjeshëm ndaj zarrit, ndaj cdo lloj lëvizjeje fizike ose termike, hapjes së dyerve dhe dritareve, thyerjes së xhamave, ujit, gazit etj.
Në rast të aktivizimit të cdo sensori, një sinjal percillet tek sistemi qëndror i cili aktivizon një ose disa sinjale akustike edhe komunikon me anë të linjes tokësore ose satelitore-telefonike për të informuar në largësi për rrezikun.

Sistemet e Sigurisë "PARADOX" janë të mirënjihura ndër sistemet e alarmit kundër vjedhjeve. Tek ne do të gjeni të gjitha pajisjet e nevojshme për zbatimin e një sistemi alarmi pa tel Paradox

PSE DUHET TË KENI NJË SISTEM ALARMI
Me anë të sistemit të alarmit ju ndaloni grabitjen e objekteve me vlerë, mbroni shtëpinë dhe biznesin tuaj nga rreziku i zjarrit dhe vjedhjes. Mendoni sa njerëz në ditë mbase humbasin jetën e tyre, pasuri ose gjëra me vlerë që janë të parekuperueshme. Atëherë mendohuni edhe një herë për rëndësinë që ka një sistem alarmi.

Sistemet e Sigurisë “Paradox” ofrojnë lidhje celulare që sigurojnë komunikimin midis pajisjeve mobile smartfone, tablet (duke përfshirë aplikacionin mobil "GOLD" Kontroll nga palmari juaj Android / iOS), me stacionin qendror të monitorimit, duke dërguar një SMS dhe mesazh zanor personal.

Modulet celulare “Paradox” sigurojnë njoftime të besueshëm dhe komunikim të dyanshëm midis paneleve të kontrollit “Paradox”, aplikacioneve celulare dhe CMS, si dhe përmirësime të firmware në distancë.