Ndërhyrje me Grup të Gatshëm

Patrullat Mobile

Patrullat mobile të motorizara, të cilat shërbejnë 24/24 orë e me destinacione të përcaktuara, janë vazhdimisht në mbrojtje të pronës dhe biznesit tuaj ditë e natë. Ato janë një alternativë e përshtatshme në qoftë se rojet statike janë jopraktike apo shumë të shtrenjta dhe kur është e nevojëshme dukshmëri e lartë teknike.
Një vizitë në kohë të rastësishme apo një kontroll i para-përcaktuar në objekt, do të thotë që të jeni i qetë, sepse e dini që ne jemi duke patrulluar me specialistë sigurie pikërisht aty ku ju doni të jeni i mbrojtur. Ne ju ofrojë raporte të hollësishme e në kohë reale nga patrullimet e kryera në mënyrë që ju të mund të kini dijeni se patrullat janë duke u zhvilluar dhe ju jeni të njoftuar për çdo gjë që mund të ndodhë. Patrullat Mobile veprojë si pengesë efikase në mbrojtjen e lokaleve në sheshet e ndërtimit, në shkolla, fabrika, parkime makinash etj.

Qendrat tregtare me pakicë dhe të bashkësive të banimit kanë nevoja specifike dhe të veçanta për siguri. Disa vende kanë nevojë për një prani të vazhdueshme 24-orëshe të rojeve të sigurisë, ndërsa të tjerët kërkojnë një patrullë sigurie për të patrulluar një zonë më të madhe, duke vizituar vende të ndryshme në kohë të rastit.
Të dyja metodat e sigurisë janë të shkëlqyer në parandalimin e krimit dhe vjedhjeve dhe N.S.S shpk ka njerzit, pajisjet dhe ekspertizën e duhur për t'i ofruar të dyja këto lloje të shërbimeve: të rojeve statike dhe patrullës mobile.
Specialistët tanë mund shërbejnë në qendrat tregtare dhe komunitet në mënyrë të shpejtë, të qetë dhe të sigurtë.

Patrullat Mobile të Sigurisë janë veçanërisht të dobishme për ato zonat apo hapësira që nuk kanë nevojë për roje të dukshme statike të sigurisë gjatë gjithë kohës. Ato mund të jenë të zbulojnë një krim ose rrezik në mjediset tuaja dhe të reagojnë shpejt në zgjidhjen e situatave, parandalimin dhe/ose minimizimin e dëmit duke vlerësuar dhe raportuar e kushtet potencialisht të rrezikshme, si:

  • Zjarri apo rreziqe të tjera të sigurisë
  • Derdhjet kimike
  • Rrjedhje të tubacioneve
  • Temperaturë të lartë e kaldajave dhe makinerive
  • Rrjedhje radiologjike
  • Aksidente apo rreziqe të tjera për jetën