Ruajtja e objekteve me Roje të Armatosur

Asnjë biznes nuk mund të kryhet apo të zhvillohet pa një mjedis të qetë e të sigurtë. Në kontekstin e sfidave të ndryshme të sigurisë, që përballim aktualisht, çelësi për të zvogëluar rrisqet dhe për të parandaluar dëmtimet e qëllimshgme apo kriminale, gjendet tek të qenit të vetëdijshëm, vigjilent e të përgatitur në çdo kohë.

Biznesi juaj ose kompania mund të jenë të vogla apo të mëdha, mund të jetë i vendosur në një mjedis urban ose në rrethina; operacionet e biznesit tuaj mund të përfshijnë aktivitete që janë pak a shumë të rrezikshme; Mjedisin rreth jush mund të paraqesë rreziqe potencialisht të vogla ose të mëdha për njerzit dhe pronën tuaj. Pavarësisht të gjitha këtyre variableve, ju duhet të siguroni vazhdimësinë e biznesit me çdo kusht. Ju duhet të siguroni pasuritë, të mbroni lokalet tuaja dhe të kontrolloni qasjen në to. Të punësoni roje të licencuar të sigurisë ose roje statike tashmë nuk është më një opsion, është një rregull dhe domosdoshmëri.

Kompania e sigurimit që zgjidhni për të marrë shërbime të tilla sigurie, duhet të jetë profesionale dhe të ofrojë roje të trajnuar e të certifikuar, të aftë për tju garantuar nivelin e sigurisë dhe të mbrojtjes që i përshtatet biznesit tuaj dhe rreziqeve potenciale që mund tju paraqiten.

N.S.S shpk ka vite përvoje me rojet fikse të sigurisë dhe mund t'i ofrojë biznesit tuaj nivelin e duhur të mbrojtjes dhe shërbime cilësore në ruajtjen statike sipas nevojave tuaja. Standardet tona të profesionalizmit janë të mirënjohura në industrinë shqiptare të sigurisë.

Rojeve tona Statike të Sigurisë janë të përshtatshme për tu vendosur në vende delikate, sepse janë të trajnuara dhe të pajisura për kryerjen e funksioneve kyçe të sigurisë, përfshirë:

  • Kontrollin e qasjes dhe funksionimin e portave
  • Verifikimi i identitetit
  • Kontrollet Anti-sabotator dhe inspektimin e automjeteve
  • Sigurinë e lëvizjes kontrollin e materialeve
  • Kontrollet Anti-vjedhje
  • Ruajtjen e instalimeve jetike
  • Mbrojtja e zyrave, pajisjeve dhe ndërtesave
  • Mbikqyrje statike dhe mbledhje e provave
  • Ruajtje e sendeve me vlerë dhe parave kesh
  • Kontrollin e trafikut dhe mbrojtjen e parkimit
  • Sigurinë dhe mbrojtjen e infrastrukturës së IT