Shoqërim i Personave VIP me Truprojë

Ndërkohë që krimi po bëhet gjithnjë e më i sofistikuar, kriminelët gjithnjë e më shumë synojnë biznesmenët, figurat politike, yjet e kinemasë dhe botës së artit, personelin drejtues dhe drejtuesit e kompanive, si dhe persona të tjerë të rëndësishme (VIP). Qëllimet e tyre mund të jenë të ndryshme: rrëmbim kundrejt shpërblimit, ndryshim i raporteve politike, grabitje e sendeve me vlera të mëdha që mund të kenë me vete apo nëpër banesat e tyre, hakmarrje apo qëllime të tjera. Sulmet kriminale mbi persoant VIP kanë gjithmonë potenciale për përfunduar me dëmtime të rënda apo edhe me vdekjen e personit. Një roje e aftë personale e sigurisë mund të jetë mënyra më e mirë për të parandaluar që të ndodhë diçka, para se të jetë tepër vonë.

Prandaj, sot më shumë se kurrë, mbrojtja profesionale nga afër e këtyre personave është e përhapur në mbarë botën për të garantuar sigurinë e VIP që kërcënohen nga sulmet kriminale.
Forcat speiale të ndërhyrjes së shpejtë të policisë, forcat speciale ushtarake si dhe njësitë antiterroriste kanë krijuar eksperienca dhe reputacion për trajnim efektiv të specialistëve të mbrojtjes nga afër të persdonave VIP.
Këtë përvojë të fituar gjatë shërbimit të ekspertëve tanë të N.S.S, në forcat e Policisë së Shtetit dhe të ushtrisë, e ofrojnë për personalt ekzekutivë dhe VIP drejtpërdrejt në shërbimet e kontraktuara nga N.S.S, si dhe në seancat stërvitore të Kurseve trajnimit të mbrojtjes VIP, që ne organizojmë në mënyrë periodike për të interesuarit.

Kurset tona të trainimit në mbrojtjen VIP, udhëhiqen nga një ekip i kualifikuar instruktorësh, me përvojë në këtë fushë, që do bëjnë më të mirën për ju. Qëllimi ynë është të përcjellim tek Specialistët e Mbrojtjes Ekzekutive (truprojave) përvojën tonë, për të trajnuar mirë në mënyrë të besueshme individët që do të marrin përsipër dhe do të plotësojnë nevojën që kanë klinenët e tyre për mbrojtje personale.

Për shkak gjendjes ekonomike, pasurisë apo të rëndësisë, gjithnjë e më shumë drejtues, pronarë, dhe persona të rëndësishëm të botës së politikës dhe artit e kanë gjetur të nevojshme të shfrytëzojnë këto shërbime.

Ne kemi një trupë elitare dhe individë të talentuar, të përshtatshme për një shumëllojshmëri të nevojave të shërbimit të mbrojtjes VIP. Nëse jeni duke kërkuar individë, të cilëve mund t’u besoni sigurinë tuaj, ne kemi kandidatë meshkuj dhe femra, që mund t’i përzgjidhni!

Në Ndreu Security Services jemi të përkushtuar për ta forcuar e mrojtur reputacionin tonë si ofrues të sigurisë VIP, duke e ofruar këtë shërbim me nivel të lartë, të zgjedhur dhe cilësor.

Ne besojmë se të jesh “i mirë” nuk është e mjaftueshme dhe se i vetmi kusht është përsosmëria e vazhdueshme.